RTSH 24 Live

Kulturë

Këngëtarja që “drithëron” kombin, Shkodra ka qenë një “vatër” e ngrohtë për artisten Shkurte Fejza

26/09/2024

Këngëtarja që “drithëron” kombin, Shkodra ka qenë një “vatër” e ngrohtë për artisten Shkurte Fejza

Me zërin e saj ka drithëruar një komb të tërë. Shkodra ka qenë përherë një vatër e ngrohtë prej ku kanë buruar disa nga këngët më të njohura të artistes nga Kosova, Shkurte Fejza. Mjafton të përmendim “Xhamadani vija vija” që lindi falë një bashkëpunimi të veçantë artistik me kompozitorin Zef Çoba dhe shkrimtarin Alfred Çapaliku por edhe të tjera.

Këngëtarja ka një mesazh për të gjithë artistët në lidhje me muzikën shqiptare. Shkurte Fejza është kthyer në simbol të “kushtrimit” artistik me motive patriotike. Këngët e saj janë një thirrje e fuqishme për rrënjosjen e ndjenjës kombëtare.

Gazetar: Marjo Gjini

/RTSH/