RTSH 24 Live

Aktualitet

Projekti i Sazanit, Ivanka Trump tregon detaje: Do jetë një ndërtim mjaft modern

04/07/2024

Projekti i Sazanit, Ivanka Trump tregon detaje: Do jetë një ndërtim mjaft modern

Në një intervistë për gazetarin amerikan, Lex Fridman, Ivanka Trump tregoi për projektin e saj në fushën e Hotelerisë, i cili pritet të realizohet në Shqipëri në ishullin e Sazanit.

Në intervistën e saj, Trump zbuloi detaje rreth angazhimit personal për realizimin e këtij projekti, për tipologjinë e ndërtimit dhe raportin e arkitekturës së objekteve me natyrën e ishullit.

Është sfiduese kur kemi parasysh logjistikën dhe transportimin e materialeve të ndërtimit në një ishull. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një skicë konceptuale, kjo tregon më mirë për dëshirën tonë për të respektuar topografinë që ekziston në ishull. Pa diskutim që është një ndërtim shumë modern, çka na ka bërë të ndjehemi mirë gjithashtu sa i përket raportit me natyrën, vegjetacionit dhe terrenit që ekziston aty duke dashur të mos ndërtojmë aty thjeshte disa kuti xhami”, u shpreh Ivanka Trump.

Ndërtimi që pritet të realizohet në ishullin e Sazanit, do të sjellë zinxhirin e hoteleve luksoze Aman.

Për realizimin e saj, Trump u shpreh se janë kontraktuar arkitektët më të mirë botërore.

Gazetari Friedman vlerësoi Shqipërinë si një treg në zhvillim të fortë që po kthehen në një mundësi kryesore për investim në fushën e turizmit me hyrje të rëndësishme të brendeve botërore në fushën e hotelerisë.

/rtsh.al/