RTSH 24 Live

Sociale

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, në Elbasan do të trajnohen 3 175 mësues

15/04/2024

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional, në Elbasan do të trajnohen 3 175 mësues

Programi kombëtar i zhvillimit profesional ka nisur të marrë jetë dhe në Elbasan. 14 grupe mësuesish të lëndëve gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, kimi e biologji dhe fizikë janë të parët që kanë nisur trajnimin e edukimit të vazhduar.

Ky program ambicioz angazhon 7 universitete publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj të mësuesve, si Universiteti i Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional 2024-2025 u prezantua në fund të marsit. Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend brenda 2 viteve. Një mësues duhet të ketë 6 ditë trajnim në një vit. Ato janë falas dhe kryhen në fundjavë.

/RTSH/