RTSH 24 Live

Aktualitet

Pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, Shehu: Tentativë kriminale, PE e shpalli krim

24/04/2024

Pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, Shehu: Tentativë kriminale, PE e shpalli krim

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar mbi pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të hedhur për konsultim publik.

Shehu deklaron se ndërsa Parlamenti Europian e shpalli krim shfrytëzimin e “Uterusit me qera”, Rilindja e paraqet si pr.ligj legalizimin e një procesit të rrezikshëm e diskriminues për gruan, fëmijën e familjen.

Shehu thekson se në Shqipëri po krijojhet “fermë ndërkombëtare uterusesh” për veprimtari  kriminale, ën funskion të grupeve mafioze brenda e jashtë vendit.

Ai thekson se ky pr.ligj është një tentativë kriminale.

Parlamenti Europian shpall Krim shfrytezimin e “Uterusit me qera”! Dje u votua rezoluta e PE me 563 vota pro.

Vende te tjera si Italia, kane legjislacione edhe me te ashpra kunder kesaj procedure. Ndersa Rilindja paraqet nje projekt ligj per “Legalizimin” ne Shqiperi te ketij procesi te rrezikshem, diskriminues per Gruan, Femijen e Familjen!

Kjo tentative duhet bllokuar qe ne parim si e pa pranueshme per vlerat e kolonat mbi te cilat ndertohen maredheniet e Nenes me Femijen, Familja vete. Pavaresisht “fjaleve” te tjera “kufizuese” te vendosura ne ligj per te mjegulluar e sheqerosur kete proces, esenca eshte “hapja e portave” ndaj “uterusit me qera”, ose si quhet ndryshe “surrogato”.

Pra qellimi lexohet qarte “midis rreshtave”:

Krijimi ne Shqiperi i nje “ferme nderkombetare uterusesh” per veprimtari kriminale, ne funksion te grupeve mafioze, brenda e jashte vendit. E shoqeruar kjo me pjesen tjeter te ligjit per “lehtesimin” e abortit si periudhe shtatzenie e procedurash… E bejne kete projekt ligj ne terresi nje tentative kriminale, anti Nene, anti Femije, anti Familje e anti Jete”, shkruan në rrjetin social Facebook Shehu.

Pr.ligji rregullon për herë të parë shtatzëninë surrogative e cila më herët nuk ka qenë e formalizuar.

Kjo lloj shtatzënie bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore për ta pasur atë, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës. Nëna surrogate duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur të paktën një fëmijë.

Një fëmijë i lindur nga një sipas teknikës së riprodhimit mjekësor të asistuar nëpërmjet shtatzënisë surrogate, i nënshtrohen dispozitave të Kodit të Familjes për birësimin surrogativ. Ky projektligj ka përcaktuar qartë edhe kriteret e riprodhimit mjekësor të asistuar që nga kushtet e aplikimit e deri tek dhurimi i qelizave riprodhuese ose embrione.

Numri maksimal fëmijëve që lejohen nga gjenerimi i qelizave riprodhuese të të njëjtit dhurues në Shqipëri  nuk duhet të jetë më i lartë se 5 (pesë).

/rtsh.al/