RTSH 24 Live

Kulturë

Prezantimi i kolanës 2023 - Instituti i studimeve për krimet e komunizmit boton 10 libra

22/02/2024

Prezantimi i kolanës 2023 - Instituti i studimeve për krimet e komunizmit boton 10 libra

Instituti i studimeve për krimet e komunizmit boton 10 libra me fokus diktaturën në Shqipëri. Në kuadër të edicionit të 9-të të ditëve të kujtesës instituti I studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit ka  prezantuar kolanën e re të librave të botuar gjatë vitit 2023 ku dhe  ka nënshkruar  një marrëveshje bashkëpunimi me institutin  e studimeve të regjimeve totalitare të Çekisë.

Në kuadër të ditëve të kujtesës instituti i studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në bashkëpunim me institutin për demokraci media dhe kulturë ka  prezantuar kolanën e re të librave  të botuar gjatë vitit 2023 ku përveç 10 librave të rinj spikat dhe vëllimi i 12 i fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunisti cili është një bazë të dhënash me informacione për të persekutuarit në Shqipëri  gjatë periudhës së komunizmit. Në këto ditë të kujtesës instituti studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit ka nënshkruar dhe një marrëveshje bashkëpunimi me institutin  e studimeve të regjimeve totalitare të Çekisë.

Që nga krijimi i tij instituti I studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit ka botuar më shumë se 100 tekste me fokus diktaturën komuniste në Shqipëri.

/RTSH/