Në Prizren, ku zënë vend traditat, muaji i shenjtë i Ramazanit po kalon në një atmosferë të veçantë.
Koha e iftarit lajmërohet duke hedhur fishekzjarrë nga zona ku ndodhet topi i vjetër në kalanë historike të qytetit. Këtë traditë pothuajse të harruar e ruan veprimtari Varis Hashimi, i cili ka 8 vite që gjatë Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala për gati 30 minuta në këmbë, deri tek topi qe me shekuj ndodhet brenda kalasë.
“Pres ezanin e parë që dhe unë të hedh fishekzjarrët”, tha besimtare Varis Hashimi.
Në gati 8 vite nuk është ndal për të kryer këtë obligim siç e quan asnjë ditë gjatë Ramazanit pavarësisht rrethanave.
"Kam njëfarë ndjenje obligimi ndaj qytetit dhe ndaj komunitetit tim”, tha ai.
Kur nisi plasjen e fishekzjarrëve në vitin 2017, fillimisht njerëzit e shihnin me habi por shpejt mësuan dhe e falënderonin.
Prizreni është një qytet me shumicë myslimane, andaj në kohën e iftarit pothuajse çdo aktivitet ndalon pasi besimtarët agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit ndërsa nga të katër anët dëgjohen fishekzjarrët e lëshuara nga kalaja.
/rtsh.al/