RTSH 24 Live

Europë

Presidenti Trump u ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri ukrainas: Të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA

6 orë para

Presidenti Trump u ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri ukrainas: Të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal në një dalje për mediat u shpreh se, “Ukraina është absolutisht e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara,”

Pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane, e cila është vendimtare për Kievin dhe ushtrinë e saj kundër Rusisë, Shmyhal theksoi se SHBA-ja është patneri i rëndësishëm për Ukrainën.

SHBA është një partner i rëndësishëm dhe ne duhet ta mbajmë atë,” tha ai në një konferencë shtypi në Kiev. “Ne do të bëjmë gjithçka për të duruar,”.

Mw tej ai theksoi se, Kievi kishte ende mjetet për të furnizuar trupat e tij.

Ushtria jonë dhe qeveria kanë aftësitë, mjetet, le të themi, për të ruajtur situatën në vijën e parë”, tha ai.

Shmyhal falënderoi SHBA-në dhe theksoi se Kievi dëshironte bashkëpunim reciprokisht të dobishëm.

Ukraina tha gjithashtu sot se po diskuton me evropianët mundësinë e zëvendësimit të ndihmës ushtarake amerikane, ndërkohë që u deklarua e hapur për negociatat” me Washingtonin.

Ne po diskutojmë opsionet me partnerët evropianë,” tha Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase.

 “Dhe ne sigurisht nuk e përjashtojmë mundësinë e negociatave me homologët tanë amerikanë”, shtoi ai.

/rtsh.al/