Kryeministri hungarez Viktor Orban ka konfirmuar se do të takohet nesër me presidentin francez Emmanuel Macron për të biseduar për Ukrainën, përpara një samiti urgjent të liderëve të Bashkimit Evropian të planifikuar për të enjten.
Orban tha gjithashtu se kishte një shans më të mirë për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar për sigurinë e përbashkët të BE-së sesa për Ukrainën në samitin e së enjtes.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Orbán konfirmoi se ai kishte folur me telefon me Presidentin e SHBA Donald Trump të dielën dhe se ata diskutuan "gjithçka".
Kujtohet se evropianët po shikojnë sërish me shqetësim lëvizjet e Donald Trump pas vendimit të presidentit amerikan për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Presioni mbi Evropën po rritet dhe përçarja mes ish-aleatëve po thellohet.
/rtsh.al/