Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ngarkoi liderin e ekstremit të djathtë të Partisë së Lirisë, Herbert Kickl, të përpiqet të formojë një qeveri të re pas një përpjekjeje të dështuar të kancelarit në largim Karl Nehammer. Nehammer njoftoi dorëheqjen e tij të shtunën pasi bisedimet e koalicionit dështuan.
Presidenti tha pas takimit me Kickl , e kishte ngarkuar kreun e Partisë së Lirisë të zhvillonte bisedime për të formuar një qeveri të re.
Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë mori një mandat për të formuar një qeveri të re, e cila nëse do të ishte e suksesshme do të ishte e para e drejtuar nga e djathta ekstreme që nga Lufta e Dytë Botërore .
Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Herbert Kickl, fitoi zgjedhjet parlamentare të Austrisë në shtator, duke marrë 28.8% të votave dhe duke mposhtur Partinë Popullore Austriake konservatore të kancelarit në largim Karl Nehammer.
/rtsh.al/