RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Porti i Durrësit, në 4 muaj zbulohen rreth 1 ton kokainë

14/07/2021

Porti i Durrësit, në 4 muaj zbulohen rreth 1 ton kokainë

Rreth 1 ton kokainë është gjetur dhe sekuestruar në portin e Durrësit në 4 muajt e fundit të këtij viti.
Autoritetet policore në bashkëpunim me Rapiskan, shërbimin e skanimit në dogana, kanë bërë që nga kontrolli i kontenjerëve, dhe të gjitha automjeteve që kalojnë në këtë pikë kufitare, të konstatojnë edhe rastet e trafikimit të drogërave të forta, përmes ngarkesave të ndryshme, kryesisht me banane.
Të dhënat e grumbulluara, flasin se 4 operacione u realizuan:
Konkretisht, gjatë së martes, u kapën 12 kilogramë kokainë. Më 18 qershor u sekuestrua një sasie prej 324 kilogramë e 400 gramë drogë, që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. 
Më 17 maj, u la të kalohej për në Kosovë sasia prej 400 kilogramë kokainë.
Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako u kap në një konteinier të mbushur me banana.
Ndërsa më 1 prill, po në këtë port u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.