Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët, duke çuar në pranga prokurorë, biznesmenë, zyrtarë të policisë dhe eksponentë të botës së krimit.
Bëhet me dije se aksioni policor është shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa deri më tani është konfirmuar arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-kreu i Forcave Operacionale, Olti Bistri dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit "Bajri".
Dyshohet se arrestimet kanë ardhur për akuzat shpërdorim detyre, korrupsion dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Operacioni është zhvilluar nga policia e shtetit nën drejtimin e SPAK në bashkëpunimin me autoritetet Italian.
Një ndër të arrestuarit Oltion Bistri u largua nga posti në krye të operacionales pas ardhjes në detyrë si ministër i Brendshëm, Taulant Balla. Më herët, në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa ka drejtuar edhe Policinë e Durrësit si dhe Komisariatin Nr.2 në Tiranë. I arrestuari, tjetër biznesmeni Pëllumb Gjoka në vitin 2017 mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar, ku tha se operacioni i zhvilluar ishte kundër krimit të organizuar. Sipas Ballës, në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe eksponentë të krimit të organizuar.
/rtsh.al/