RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Plot 204 viktima në një javë nga Covid, Maqedonia e Veriut angazhon Policinë dhe Ushtrinë

24/11/2020

Plot 204 viktima në një javë nga Covid, Maqedonia e Veriut angazhon Policinë dhe Ushtrinë

Në Maqedoninë e Veriut, 295 pjesëtarë të Armatës dhe 150 të policisë, do të marrin pjesë në sigurimin e objekteve konform nevojave të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza , angazhimi i tyre do të jetë në bazë të situatës në terren. Pjesëtarët e Armatës nuk do të jenë të armatosur dhe do të shpërndahen sipas nevojës. Propozimi pritet të miratohet në seancë qeveritare dhe do t`i dorëzohet për miratim Presidentit të vendit.

Zyrtarët policor janë ata që kanë autorizime, derisa pjesëtarët e ARM-së do t`u ndihmojnë atyre për mbajtjen e rendit para spitaleve. Nuk e dërgojmë ushtrinë për shkak se qytetarët bëjnë incidente nëpër spitale, por në mënyrë preventive që t`u mundësojmë punonjësve shëndetësor të punojnë pa pengesa”.

Pacientët mbi 60 vjeç janë evidentuar si ndër më të prekurit nga COVID-19 gjatë javës së kaluar, kurse një numër i madh i të sëmurëve janë evidentuar edhe tek grupmosha 40 deri 49 vjeç – kanë njoftuar autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut në raportin javor nga data 16 deri më 22 Nëntor. Shkupi edhe më tej mbetet qyteti me më shumë raste të reja dhe me incidencë më të lartë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 204 raste të vdekjeve në 24 qytete që paraqet rritje për 18.6% në krahasim me javën paraprake.