Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të martë (14 janar) pranë Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa RTSH mëson se i plagosur ka mbetur një këngëtar me inicialet A.F., i cili është njëherësh dhe pronar i lokalit ngjitur me fruta perimet ku shiste autori Gjergji D. Ky i fundit është vënë në pranga nga blutë e Shkodrës.
RTSH mëson gjithashtu se tregtari Gj.B kishte shkuar disa herë i dehur në lokalin e Ademir F. dhe mëngjesin e sotëm ky i fundit i ka kërkuar që mos e frekuentojë më lokalin e tij.
Tregtari menjeherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30 vjeçarin.
“Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/