RTSH 24 Live

Politikë

Përplasja/ Zekthi: PD është në dorë të krahut radikal. Baçi: Shqiptarët pëlqejnë gjuhën e Berishës

03/09/2024

Përplasja/ Zekthi: PD është në dorë të krahut radikal. Baçi: Shqiptarët pëlqejnë gjuhën e Berishës

Analisti Fitim Zekthi ka replikuar me deputeti Luan Baçi në emisionin “3D nga Albana Dudushi” për mënyrën se si po drejtohet sot Partia Demokratike.

Baçi tha se sot të gjithë janë të qartë që ka vetëm një parti demokratike e legalizuar me vulë dhe me log, është e bashkuar.  Ka problematika, patjetër që ka sepse do të duhej që të ishin çdo deputet i dal nga PD të ishte pjesë e Grupit parlamentar.   Por kjo nuk është fundi i botës mund të ndodhi së shpejti.  Kemi një qëndrim të përbashkët që është rrëzimi i Ramës dhe për këtë jemi të vendosur. Të Gjithë mbështesin gjuhen e Sali Berishës dhe mund të them që me situatën që është Shqipëria duhet dhe reagim më i fort. 

Zekthi: PD-ja dhe Grupi parlamentar i saj po pozicionohet pas zgjedhjet e 2025.  Mendja të gjithë po mendojnë pos-Berisha, si do pozicionohet në të ardhmen. Kjo është një luftë e brendshme për qëllimi për pushtet personal përtej interesit politik të shqiptarëve.  Partia sot është në dorën e krahut radikal.  Berisha flet për revolucion, për mosbindje civile!