RTSH 24 Live

Politikë

Përplasja/ Kthupi: Berisha është hetuar si Beqja. Sulo: Berisha s’ka akuzë

12/04/2024

Përplasja/ Kthupi: Berisha është hetuar si Beqja. Sulo: Berisha s’ka akuzë

Gazetari Arion Sulo ka debatuar me sekretarin për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi pasi ky i fundit tha se Berisha është hetuar nga SPAK-u njësoj si Ilir Beqja.

Sipas Kthupit, ish-kryeministrit Berisha nuk i është bërë asnjë padrejtësi teksa theksoi se lideri historik i së djathtës është hetuar në të njëjtën gjendje si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Nga ana e tij, Sulo tha se ish-kryeministri Berisha nuk ka akuzë konkrete ndaj tij.

Sulo theksoi se SPAK-u nuk e nxjerr këmbën jashtë gardhit vetëm e vetëm që të mos rrezikojë qeverinë e kryeministrit Rama.

Berisha s’ka akuzë. Gjykata e Lartë ka të gjithë ata ekspertët që kanë bërë Reformën në Drejtësi. Kjo është vjedhja, ndikimi dhe futja e duarve në Reformën në Drejtësi dhe SPAK-u nuk ka nevojë të ndikohet me urdhër.

SPAK-u ka nevojë që të mos ta nxjerrë këmbën nga gardhi për të mos rrezikuar qeverinë. Dhe kjo ka ndodhur. Shiko 5 Drejtorët, shiko ARRSH-në. Opozitë që të mbrojë korrupsionin e bashkiakëve...”, u shpreh Sulo.  

/rtsh.al/