Ish- deputetja Lajla Përnaska, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, u shpreh se SHBA është një shkollë sa i përket jo vetëm zgjedhjeve, por edhe profileve të kandidatëve.
“Kemi çfarë mësojmë nga standardi i tyre i fushatës. Trump është në mandatin e dytë dhe nuk ka shumë të panjohura. Në të dy garat që ka fituar ai ka pasur përballë gra, por ato kanë qenë shumë serioze dhe mjaft figura të spikatura. Ndryshimet e presidentëve nuk ndikojnë në raportet që ata kanë me institucionet shqiptare. Në SHBA janë institucionet që vendosin dhe jo individët. Gjërat që fliten shtrohen në hipoteza. Është trishtueshme që në Shqipëri dominojnë si kandidate femra me silikon, që kryetarët e partive mendojnë se fitojnë vota.”, tha Përnaska.
/rtsh.al/