RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Përnaska: Administrata amerikane ka një politikë të qëndrueshme për Shqipërinë e Kosovën

4 orë para

Përnaska: Administrata amerikane ka një politikë të qëndrueshme për Shqipërinë e Kosovën

“Administrata amerikane ka një politikë të qëndrueshme për Shqipërinë e Kosovën”, kështu u shpreh në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, analistja Lajla Përnaska.

Gjithashtu Përnaska theksoi se administrata e SHBA-së pavarësisht nga ngjyrat politike kanë pasur impakt në rajonin tonë sidomos për çështjen shqiptare dhe Kosovën.

“Ne kemi një eksperiencë jashtëzakonisht me benefit shumë të madh për Kosovën me dy administrata të ndryshme ku çlirimin dhe bombardimin e nisi administrata e demokratëve me në krye Klintonin dhe pastaj pavarësia kulmoi me vizitën e George Bush që është historike e vetmja deri më sot që solli pasojë pavarësinë e Kosovës kështu që administrata pavarësisht nga ngjyrat në impaktin që kanë pasur në rajonin tonë sidomos për çështjen shqiptare dhe konkretisht Kosovën kanë qenë shumë pozitive”, u shpreh Përnaska.

/RTSH/