RTSH 24 Live

Sociale

Përmeti, një destinacion tërheqës për të huajt falë natyrës, traditave dhe mikpritjes

5 orë para

Përmeti, një destinacion tërheqës për të huajt falë natyrës, traditave dhe mikpritjes

Në këtë periudhë, qyteti i Përmetit dhe rrethinat e tij janë kthyer në një destinacion tërheqës për shumë të huaj. Eli dhe Henk, janë dy turistë nga Holanda që vizitojnë Përmetin për herë të parë. Ata shprehen  të mahnitur nga bukuria e këtij qyteti dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve. Për ta, Përmeti është një perlë e fshehur që ata do ta mbajnë mend për një kohë të gjatë.

Kemi kontaktuar një agjenci para se të niseshim , na pëlqejnë shumë udhëtime t dhe ky ishte ndër më të bukurit”, u shpreh turistja.

Henk thotë se ndihet  i impresionuar nga ushqimi i shijshëm, duke përmendur gatimet tradicionale si byrekët, qofte dhe mishin e qengjit, që ofrohen me shumë dashuri dhe kujdes nga vendasit.

Kam dy ditë që kam ardhur në Përmet, njerëzit këtu janë tepër miqësor më pëlqen ky vend”, u shpreh një turisti.

Ky qytet, i njohur për bukuritë natyrore, pasurinë historike dhe kulturën e pasur, ofron mundësi të shumta për ata që kërkojnë një eksperiencë autentike dhe të qetë, larg turizmit masiv.

/rtsh.al/