RTSH 24 Live

Sociale

Përmet, një sërë investimesh në drejtim të turizmit

02/04/2021

Përmet, një sërë investimesh në drejtim të turizmit

Në bashkinë e Përmetit gajtë këtij viti janë bërë një sërë investimesh në drejtim të turizmit. Ndërsa parashikohet të bëhen edhe investime të tjerë, të cilët do të rritin jo vetëm kapacitetin por edhe cilësinë e shërbimeve për turistët vendas e të huaj. Sipas specialistit të turizmit në këtë bashki Edjon Maliqi, pritet që në Përmet të hapen këtë vit diku tek 10 me 12 guest house të reja, vetëm për të përballuar fluksin.

“Aktualisht nga ne, janë bërë disa investime. Investime që konsistojnë në ndërhyrjen nëpër rrugë, sistemeve të kanalizimeve, ujitjen, kjo lidhet direkte me pjesën e guest house-ve që shërbejnë nëpër fshatra, që ata të kenë një standart dhe një motivacion për ta shërbyer atë që ofrojnë në mënyrën më të mirë. Po planifikohen edhe investime të tjerë gjatë këtij viti. Pas pak kohësh pritet të përfundojë kinemaja e qytetit, e cila do të jetë  një vlerë e shtuar për turizmin e kulturës. Pritet brenda dy javësh, të fillojë pedonalja e qytetit dhe pas përfundimit të saj, presim të fillojë lagja e vjetër e qytetit që ka një rëndësi të madhe por edhe rruga e Fshatit Bualit, për të qenë sa më e lehtë vizitueshmëria”, thotë Edjon Maliqi, specialist turizmi në bashkinë e Përmetit. 

Përmeti, vitet e fundit ka marrë një hov të madh në zhvillimin e turizmit, c'ka po ndikon drejtpërdrejt tek banorët e qytetit por edhe të zonave rurale.