RTSH 24 Live

Botë

Përmbytjet katastrofike në Libi, OKB frikë për shembjen e dy digave të tjera

18/09/2023

Përmbytjet katastrofike në Libi, OKB frikë për shembjen e dy digave të tjera

Pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar në Libi , Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka shprehur shqetësim për situatën në dy diga të tjera , të cilat thuhet se janë nën presion të madh nga vëllimi i ujit.

Këto diga janë Jaza, e cila është midis Dernës dhe Bengazit, dhe Katara, afër Bengazit, shpjegoi OCHA.

Shumë rrethe në qytetin e Dernës janë përfshirë nga përmbytje pasi dy digat e lumit që përshkon qytetin u prishën të dielën e kaluar për shkak të shirave të dendur të shkaktuar nga stuhia Daniel.

Numri i saktë i viktimave nga përmbytjet nuk dihet ende, ndërsa sipas OCHA, 11,300 janë deklaruar të vdekur deri më tani dhe 10,100 të tjerë të zhdukur./CNN.gr

/rtsh.al/