RTSH 24 Live

Televizion

Peristeri shkëlqen në Eurosong

22/05/2021

Peristeri shkëlqen në Eurosong

Ylli shqiptar i muzikës së lehtë këngëtarja e Anxhela Peristeri, realizoi një performacë të shkëlqyer në skenën e Eurovision Song Contest që po zhvillohet në Roterdam, duke ngritur peshë zemrat e artëdashësve shqiptare dhe përkrahësit e Shqipërisë në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore. 
Peristeri ishte e dyta në radhën e këngëtarëve të natës finale në fund të së cilës do të shpallet edhe vendi fitues. 
Para shfaqjes Anxhela Peristeri ju drejtoi një mesazh të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në votimet e Eurovision. "Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet ne ekran!" shkruan Peristeri. Ajo kujton se nga nje telefon mund te votohet deri ne 20 here. 
Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurosong, pasi u shpall fituese e festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, me këngën Karma. RTSH po e transmeton festivalin e Eurosongut në disa kanale.