Gjon dhe Fred Lisi nga fshati Hajmel Vau Dejës prej vitesh merren me kultivimin e misrit dhe grurit. Këto ditë po i shfrytëzojnë për korrjen e misrit dhe përgatitjen e tokave për grurin.
Tregu është i vështirë dhe dalja nga skema e subvencioneve për grurin kanë tkurrur sipërfaqen e mbjella të tokave. Shirat e rënë gjatë javës së shkuar kanë ndikuar pozitivisht për fermerët duke lehtësuar punimin e tokave.
/RTSH/