Një automjet është përfshirë nga flakët, pranë Spitalit “ Memorial” në Fier.
Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit, Lisjen Koci ka pikasur zjarrin në ecje dhe pasi ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa dëmtime.
Në vendngjarje ndodhen një mjet zjarrfikëse, dhe një ambulancë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës automjeti është shkrumbuar në pjesën e përparme të tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin Lisjen Koci, 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
/rtsh.al/