RTSH 24 Live

Europë

Pas sulmeve ukrainase në territorin rus Kursk, reagon Putin

07/08/2024

Pas sulmeve ukrainase në territorin rus Kursk, reagon Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me krerët e agjencive të sigurisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) për situatën në rajonin e Kurskut.

Agjencia Tass shkruan se, presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar ngjarjet e fundit përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë, ku ukrainasit me mjete të rënda dhe dronë kanë sulmuar rusët.

Ai i cilësoi këto veprimet si “provokime” në rajonin e Kurskut dhe theksoi se do të zhvillojë një takim me forcat e sigurisë, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në atë rajon rus, transmeton Telegrafi.

Putin u ankua – duke thënë se ukrainasit po përdorin armë të ndryshme përfshirë edhe raketa.

Ukrainasit gjatë orëve të para se pasditës së marte, ia mësyn pozicioneve ruse në rajonin Kursk duke arritur të shkatërrojnë makineri të ndryshme luftarake.

Ndërkaq sot kanë njoftuar se kanë shkatërruar dy tanke dhe kanë rrëzuar një helikopter ushtarak – të cilin e përplasën në tokë duke e goditur me një dron

Një sulm masiv ukrainas në rajonin e Kurskut të Rusisë filloi më 6 gusht. Si rezultat i bombardimeve dhe sulmeve me dron, pesë banorë të rajonit u vranë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ruse, 24 persona u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë.

 

/rtsh.al/