RTSH 24 Live

Teknologji

Pas dy përpjekjesh të dështuara, SpaceX lëshon raketën Starship

14/03/2024

Pas dy përpjekjesh të dështuara, SpaceX lëshon raketën Starship

SpaceX ka lëshuar raketën e saj të madhe Starship nga baza e saj në Teksas. Përpjekja e tretë duket se ka qenë e suksesshme, pasi dy të mëparshmet hasën në vështirësi.

Në prill 2023, raketa 120 metra e gjatë, shpërtheu katër minuta pas ngritjes. Më pas, një fluturim i dytë testues në nëntor u ngjit më lart, por u ndërpre për shkak të problemeve teknike.

NASA dëshiron të përdorë Starship për të kryer pjesën e fundit të udhëtimit për të rivendosur astronautët në Hënë për herë të parë në pesë dekada si pjesë e programit të saj Artemis. Agjencia hapësinore i dha SpaceX një kontratë 2.9 miliardë dollarësh në 2021 për të kryer punën dhe pas kësaj nënshkroi një marrëveshje tjetër prej 1 miliard dollarësh.

Starship është gjithashtu shtylla kryesore e qëllimit të SpaceX për të çuar njerëzit në Mars. Qëllimi themelues i kompanisë është që t'i bëjë njerëzit një specie shumëplanetare, duke i dërguar ata të jetojnë në planetë të tjerë në rast se Toka bëhet e papërshtatshme për jetë. Kjo detyrë do të kërkonte një raketë vërtet masive.

Ne po përpiqemi të ndërtojmë diçka që është në gjendje të krijojë një bazë të përhershme në Hënë dhe një qytet në Mars, prandaj është kaq i madh”, tha CEO i SpaceX Elon Musk në tetor.

Nëse ky synim është i realizueshëm, ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht - mbetet për t'u parë./CNN

/rtsh.al/