RTSH 24 Live

Teknologji

Pas disa minutash jashtë funksionit, Facebook dhe Instagram rikthehen në punë

05/03/2024

Pas disa minutash jashtë funksionit, Facebook dhe Instagram rikthehen në punë

Platformat e Metës, përfshirë Facebook dhe Instagram, dolën jashtë funksioit për mijëra përdorues në të gjithë botën këtë të martën (5 mars). Problemi zgjati për disa minuta, ku disa përdorues raportuan se kishin dalë nga llogaritë e tyre në Facebook, ndërsa të tjerë morën njoftime në Instagram se "diçka shkoi keq" dhe faqja e tyre nuk përditësohej.

Meta reagoi duke folur për "ndërprerje të mëdha" që ndikuan në hyrjen në Facebook, si dhe disa zona të tjera të platformës.

Ne jemi të vetëdijshëm se njerëzit kanë probleme me aksesin në shërbimet tona. Ne po punojmë për këtë tani”, tha zëdhënësi i Meta, Andy Stone në një postim në X.

Platformat tashmë i janë rikthyer funksionimit normal, teksa nuk dihet ende problemi që i nxori ato jashtë përdorimit.

/rtsh.al/