RTSH 24 Live

Sociale

Parku arkeologjik i Antigonesë, vizitueshmëri e lartë nga turistë vendas e të huaj

24/04/2024

Parku arkeologjik i Antigonesë, vizitueshmëri e lartë nga turistë vendas e të huaj

Parku arkeologjik i Antigonesë edhe pse nuk e ka çelur ende sezonin e tij turistik, vijon të mbetet një nga sitet arkeologjike më të preferuar nga turistë vendas e të huaj.

Sipas drejtorit të këtij parku Shkëlqim Guçe, qyteti i Gjirokastrës ka shumë pika turistike të cilat po kthehen në atraksione turistike dhe vizitueshmëria është duke u rritur çdo ditë.  

“Jemi në prag të çeljes së sezonit turistik dhe kemi të dhëna të mira të vizitueshmërisë nga vendi dhe nga bota kështu që lajmi i mirë për këtë vit ka startuar. Drejtoria Rajonale ka disa porta të grumbullimit të turistëve, disa pika të rëndësishme të cilat janë kthyer në atraksione turistike të cilat vizitueshmërinë e kanë rritur dita ditës”, tha Guçe.

Guçe u shpreh i kënaqur me sezonin që po vjen dhe theksoi se shumë shpejt do të startojnë aktivitete të shumta promovuese jo vetëm në Antigone, por edhe në site të tjera arkeologjike. “Së afërmi startojmë akivitete promovuese si stolitë tona”, tha ai.

Në parkun e Antigonesë gjenden shumë atraksione për t’u vizituar siç janë kolonat, shëtitorja, mozaiku e shumë objekte me vlerë.

/rtsh/