RTSH 24 Live

Sociale

Karnavalet e Nartës, nisin të dielën e Pashkës e zgjasin tri ditë

06/05/2024

Karnavalet e Nartës, nisin të dielën e Pashkës e zgjasin tri ditë

Karnavalet e Nartës, tradita e trashëguar ndër breza. Nisin të dielën e Pashkëve dhe vijojnë për tre ditë me radhë deri të martën në mbrëmje. Është një festë tradicionale e fshatit Nartë, e trashëguar në breza. Festimeve i janë bashkuar edhe dhjetëra banorë të Nartës të ardhur nga Greqia apo edhe vende të BE-së për të festuar Pashkët, por edhe karnavalet tre ditore.

Gjithçka zhvillohet në qendër të fshatit ku të rinj e të reja vishen me kostumet tradicionale të zonës duke festuar e kërcyer.

Në festë nuk kanë munguar edhe të huajt të cilët janë surprizuar nga festimet ndërsa i cilësojnë shumë të bukura dhe të veçanta.

Karnavalet në fshatin Nartë nisin të dielën e madhe të Pashkëve ndërsa vijojnë për tre ditë me radhë.

/rtsh/