RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i moti për sot dhe ditën e diel, rreshje shiu dhe stuhi

14/05/2022

Parashikimi i moti për sot dhe ditën e diel, rreshje shiu dhe stuhi
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta në shtresat e larta të atmosferës duke sjellë rreshej shiu dhe stuhi në  vendin tonë gjatë fundjavës.

E Shtunë 14 Maj 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe ne zonat malore dhe zonat qëndrore . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       11/26°C
Zona e ulët          11/28°C
Zona bregdetare  13/25°C

Kosova, e Shtunë data 14 Maj 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 23°C -24°C .

E Diel 15 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën perëndimore, ndërsa në zoant malore do të kemi reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       10/24°C
Zona e ulët          12/27°C
Zona bregdetare  13/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari