RTSH 24 Live

Ekonomi

Panairi “Shijo produktet lokale”, pikëtakim i fermerëve me konsumatorin

22/10/2021

Panairi “Shijo produktet lokale”, pikëtakim i fermerëve me konsumatorin

Produkteve vendase dhe agroturizmi po zënë gjithnjë e më shumë vend të veçantë në ekonomi. Shumë biznese të vogla nga fshatrat e vendit, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, ekspozuan sot produktet e tyre në panairin “Shijo produktet lokale” në sheshin “Skënderbej”. Panairi që do të qëndrojë i hapur përgjatë tre ditëve organizohet nga Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Panairi është konceptuar si një pikëtakim mes prodhuesve agroushqimorë, dhe jo vetëm, si edhe konsumatorëve, me qëllim promovimin e kompanive që operojnë në trevat Shqiptare. Në këtë panair janë pjesëmarrës rreth 200 fermerë. Përveç produkteve ushqimore në këtë panair janë ekspozuar edhe veshje popullore.