RTSH 24 Live

Politikë

Opozita miraton Planin Hetimor të PS, Rama dhe Çuçi nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për "TIMS"

08/05/2024

Opozita miraton Planin Hetimor të PS, Rama dhe Çuçi nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për "TIMS"

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes dhe as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata, sikundër kishte propozuar opozita.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

/rtsh.al/