RTSH 24 Live

Ekonomi

Panairi i punës tek fakulteti ekonomik, Ministri Gonxhe apelon për rritje pagash në sektorin privat

23/04/2024

Panairi i punës tek fakulteti ekonomik, Ministri Gonxhe apelon për rritje pagash në sektorin privat

Panairi i Punës që është çelur sot në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Rreth mbi 60 kompani të sektorit bankar, konsulencës dhe telekomunikacionit, turizmit, inovacionit dhe stur- up morën pjesë në këtë event.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimeve mes përfaqësuesve të biznesit dhe akademikeve, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Novacionit, Blendi Gonxhja vuri theksin te rritja e pagave edhe në sektorin privat.

Ne do të bëjmë çmos të rrisim pagat, si një instrument i rëndësishëm që sjellin rritje të konsumit dhe të ekonomisë. Ne do të bëjmë këtë vit një reformë të plotë të pensioneve, si një faktor motivues për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi për t’u punësuar”, tha ministri Gonxhja.

Studentët dhe kompanitë e shohin Panairin e Punës si një mundësi të mirë për të zhvilluar aftësitë profesionale si dhe rekrutimin e punonjësve.

Panairi i Punës në Fakultetin Ekonomik tashmë është kthyer në traditë që prej 2018-tës.

Gazetare: R.Dunisha  

/rtsh.al/