Ky është viti me çmimet më të larta për shalqirin dhe pjeprin. Në tregun e shumicës në Divjakë prodhuesit kanë nxjerrë për shitje mbi 10 ton shalqi vetëm në një ditë.
Çmimi i tyre varion nga 130 lekë për kg deri në 30 lekë . Sipas fermerëve ndonëse prodhimi është më i pakët për shkak të kushteve atmosferike të këtij viti, çmimi i lartë justifikon sasinë e munguar.
Për disa fermerë shqetësues është fakti i mungesës së faturave nga tregtarët. Ata thonë se kjo lë vend për abuzime me çmimin ku nuk e vendos prodhuesi sesa do ta shesë, por tregtari i cili rrit disa çmimin për konsumatorin.
Në këtë treg çdo ditë fermerët e Divjakës nxjerrin prodhimet bujqësore dhe këto janë ditët e pikut të shalqirit.
Ky është vendi ku pikat e grumbullimit marrin produktin për eksport i cili këtë vit është cilësor. Jashtë kamerës eksportuesit pohojnë se Divjaka është e para në Ballkan e cila ka hyre në tregjet lindore me shalqirin dhe pjeprin, duke bërë që këtë vit edhe cilësia të jetë e pëlqyeshme.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/