RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra e RTSH-së çel stinën koncertore

20/09/2021

Orkestra e RTSH-së çel stinën koncertore

Stina koncertore e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar do të çelet nesër në mbrëmje, me një koncert të jashtëzakonshëm muzikantët e saj që do të dhurojnë për publikun . Pavarsisht se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, kamerata e Orkestrës Simfonike herë pas here ka dhuruar shfaqje të autorëve të ndryshëm botërorë, ky koncert i nesërm do të jetë një rikthim i bujshëm i të gjithë Orksetrës, pasi tashmë ata do të mund të performojnë edhe në praninë e spektatorëve. 

Jetmir Barbullushi, Dirigjent tha se “Menduam që ky program të jetë me vepra të reja , të cilat Orkestra i luan për herë të parë. Programi ka vepra nga Saint Saens, për herë të parë luhet edhe “Suita” nga Spartacus. Solistë janë dy protagonistë shumë të njohur. E para është Jonela Golemi, flautistja e parë e Orkestrës së Radios, e cila do luajë fantazi nga Karmen, është një vepër tepër e vështirë dhe luhet për herë të parë me Orkstrën, qoftë edhe si interpretim instrumental. Në program është edhe një soliste e re Niki Mjeda dhe përballon dy arie, të cilat janë jashtëzakonisht të bukura të Puccinit, “La Spangola”, një material i ri, por kjo soliste është hera e parë që luan me Orkestrën e RTSH-së”.

Veprat e autorëve të huaj janë vetëm një pjesë e programit që është menduar të luhet të martën në mbrëmje. Sigurisht që në këtë çelje të stinës koncertore nuk do të mungojnë edhe kompozitorët shqiptarë.  “Unë s’kam bërë asnjëherë koncert pa vepra shqiptare. Gjithmonë i kam vënë në plan të parë dhe kësaj radhe kemi një vepër nga Endri Sina, “Hapësira”. Jam krenar që e nxjerr këtë vepër për herë të parë me Orkestrën Simfonike, që të kemi në të ardhmen vepra sa më tepër shqiptare se në fund ne kemi nevojë të propagandojmë muzikën tonë të parën” tha Burbullushi. 

Për të gjithë publikun që është i interesuar për ta ndjekur nga afër këtë Koncert, ai do të mbahet të martën në orën 19:00, në hollin  “Gjon Simoni” tek godina e Radio Tiranës.