Opozita ka vijuar turin me diasporën.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Hamurg, foli për rëndësinë e votës së tyre, teksa u kërkoi atyre të votojnë programin e PD-së si "zgjedhjen më të mirë".
"Ju do të shpëtoni Shqipërinë tonë të dashur. Ju do ta bëni Shqipërinë me votën tuaj të ndihet krenare dhe të ndihet zonjë e madhe mes vendeve tjera të BE-së. Partia Demokratike dhe ne demokratët, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës juve vëllezër dhe motra të diasporës për kontributin jashtëzakonshëm që keni dhënë dhe keni ushtruar në gjithë këto vite. Ju ishit të vetmit që u gjendët pranë familjeve tuaja dhe ndikuat në zbutjen sadopak të plagëve sociale në Shqipëri," u shpreh z. Noka.
Partia Demokratike ka shpallur publikisht një plan emergjent që i jep përgjigje situatës të vështirë ku ndodhet vendi.
Ky plan përcakton minimumin jetik, përcakton rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ndërhyrje emergjente në shërbimin shëndetësor.
Gazetare: Rugova Dunisha
/rtsh.al/