Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të martë (26 nëntor) në kuadër të mosbindjes civile. Protesta u njoftuar një ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili zhvilloi një takim me aleatët pikërisht për t’u bashkërenduar për tubimin.
Opozita pritet të bllokojë disa akse kryesore në të gjithë vendin duke ndaluar për disa orë qarkullimin e mjeteve.
Protesta pritet të zhvillohet në orën 17.00, ndërsa polica ka dhënë lejen deri në orën 20.00, ndërsa ka marrë masat edhe për bllokimin e disa akseve.
Konkretisht nga ora 17:00 deri në orën 20:00 do të bllokohen akset: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Për shkak të bllokimit të akseve, qarkullimi i automjeteve do të behet në rrugë alternative.
/rtsh.al/