Opozita kërkon nga KQZ shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi kandidati i mazhorancës, Vangjel Tavo me 5022 vota, përkundër kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me 3545 vota.
Në ankimin e PD-së kërkohet pavlefshmëria në të 36 Qendrat e Votimit, me arsyetimin se Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka prova të mjaftueshme për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit.
Më tej problem i ngritur janë edhe personat e e paautorizuar në qendrat e votimit, por edhe patronazhistët e Partisë Socialiste.
Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë.
Në shkresën e depozituar në KQZ thuhet ndër të tjera se “ Zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të 4 gushtit 2024 u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita në vijimësi e akuzon mazhorancën qeverisëse dhe eksponentë të saj për pengim te votuesve .
Por, mbi te gjitha, problemi madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ne Himarë ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara dhe ky numër votuesisht qe u penguan te votonin, ndryshe nga 1 vit me pare, ishte ne mbi 6000 votues ne Bashkinë e Himarës, ku ne total rezultoi se ne 4 gusht votuan rreth 8500 zgjedhës.
/rtsh.al/