RTSH 24 Live

Aktualitet

Operacioni "Bregdeti ynë": Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit

19/06/2021

Operacioni "Bregdeti ynë": Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit
 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë” po vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, Durrës.

IKMT ndau të shtunën pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje, që në këtë zonë bregdetare.

Po ashtu IKMT nisi po të shtunën edhe pastrimin e inerteve në Sarandë, pas prishjes së objekte të paligjshme.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.

Në vijim do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.