RTSH 24 Live

Rajon

Operacion policor masiv në Serbi, prangosen 18 persona, dyshohet se donin të vrisnin presidentin Vuçiç dhe fëmijët e tij

13/11/2022

Operacion policor masiv në Serbi, prangosen 18 persona, dyshohet se donin të vrisnin presidentin Vuçiç dhe fëmijët e tij

Një operacion në shkallë të gjerë është zhvilluar në Serbi nga pjesëtarë të MPB-së së Serbisë dhe Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA).  Operacioni u koordinua nga Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK).

Gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 18 anëtarë të mafias “Vraçarci”, si dhe të klanit Kavaçki", që drejtohej nga Radoj Zvicer dhe Slobodan Kašćelan. Sipas informacioneve më të fundit, ata kishin vënë në qendër të atentatit presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe fëmijët e tij.

Gjatë kontrollit të më shumë se 50 lokacioneve, si dhe makinave të përdorura nga të dyshuarit, policia sekuestroi një sasi të madhe armësh zjarri, para, disa automjete luksoze, si dhe telefona të koduar. Aksioni kundër mafies u drejtua  personalisht nga ministri, Bratislav Gashiç. 

Në shënjestër të këtij grupi të organizuar kriminal kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të qeveritarë. Ata akuzohen për 3 vrasje, si dhe 5 të të tjera të mbetura në tentativë. 

Sipas organeve hetimore, grupi akuzohet se organizoi dhe vrau Aleksandër Sharac, në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare “Ušće”, Aleksandar Halabrin dhe Dragan Ristiç Čadja, si dhe u plagosën rëndë avokatët, Arsenij Stefanoviq në Bežanijska Kosa. Novosti

/rtsh.al/