Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte rënë dakord që në fjalën e mbajtur në nisjen e Kuvendit, kryetari i grupit, Gazment Bardhi, duhet të fliste për lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.
Baçi tha se është një qëndrim personal ose është një neglizhencë e tij për mos kapjen e momentit.
Sipas deputetit Baçi, Grupi parlamentar kishte rënë dakord që një nga kërkesat tona duhet të jetë lirimi kryetar të PD-së, z. Berisha sepse pa pranin e tij në aksionin tonë opozitar nuk mund të garantojmë fitore.
“Iishte ngritur një nga kërkesat tona kryesore që është lirimi i liderit të opozitës z. Sali Berisha. Se prej muajsh duke e pasur liderin tonë të burgosur politik nuk mund të fliste askush prej nesh në parlament. Për arsye se seanca e parë është një seancë formale ku flet kryetarja e Parlamentit dhe përshëndesin kryetarët e Grupeve Parlamentare”.
Kryetari i Grupit Parlamentar, u shpreh ai, nuk flet në emrin e personal por në emrin e grupit dhe grupi ka mendim shumë më ndryshe nga një formë përshëndetëse.
“Është problem shqetësues arrestimi politik i liderit tonë të opozitës dhe mbajtja e izoluar Liderit tonë Berisha dhe duhet të jetë një nga kushtet tona në aksionin tonë opozitar. Për mendimin tim pa Berishën si kryetar i opozitës në fushatë nuk mund të garantojmë fitoren.
Ndaj u nda mendimi në grup që gjatë fjalës së tij kryetari i grupit z. Bardhi duhet të kishte prekur dhe çështjen e z. Berisha. Është një mendim personal i z. Bardhi
“Jo po them por është mese e vërtetë që është qëndrim personal i z. Bardhi ose një neglizhencë e tij për mos kapjen e momentit. Grupi parlamentar është më shumicë dërrmuese i mendimit që në agjendë kryesore të grupit duhet të jetë lirimi i Berishës.”
/rtsh.al/