RTSH 24 Live

Kronika

Një vjedhje çdo muaj, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë

11/05/2023

Një vjedhje çdo muaj, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë

Një 40 vjeçar u arrestua në Vlorë pasi akuzohet si autor i 8 vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, në lagjet e qytetit të Vlorës.  

Vjedhja e fundit ishte ajo e ndodhur në 10 maj kur i mori me dhunë çantën një shtetaseje.
Ndërkohë nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi i identifikuar me inicialet Z.V është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:       
”1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;   

2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë;  

3. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market;  

4. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë;  

5. Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan;  

6. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi” informoi sot policia e qytetit.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

 

/ rtsh.al /