RTSH 24 Live

Botë

Një vit nga sulmi i Hamasit, Biden: Shumë civilë kanë vuajtur gjatë këtij konflikti

3 orë para

Një vit nga sulmi i Hamasit, Biden: Shumë civilë kanë vuajtur gjatë këtij konflikti

Një vit pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izrael, presidenti amerikan Joe Biden thotë se "shumë civilë kanë vuajtur shumë gjatë këtij konflikti".

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ai përsëriti të njëjtin mesazh që i dha Izraelit një vit më parë: "Ju nuk jeni vetëm".

“Sot dhe çdo ditë, unë mendoj për pengjet dhe familjet e tyre”, thotë Biden.

Ai deklaroi se SHBA do të vijojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, teksa theksoi se një zgjidhje diplomatike në Liban është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

Presidenti e përfundoi deklaratën e tij duke thënë: “historia do ta kujtojë edhe 7 tetorin si një ditë të errët për popullin palestinez”.

Njerëzit anembanë Izraelit dhe botës po kujtojnë sulmet e vitit të kaluar të 7 tetorit, në të cilat Hamasi vrau rreth 1200 njerëz dhe mori peng 251

Që nga 7 tetori, gati 42.000 njerëz janë vrarë gjatë fushatës së Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

/rtsh.al/