RTSH 24 Live

Sociale

Një jetë pranë tufës së dhive, 81 vjeçari Dajçi nga Hasi: Mbarështimi i dhive është me leverdi

24/04/2024

Një jetë pranë tufës së dhive, 81 vjeçari Dajçi nga Hasi: Mbarështimi i dhive është me leverdi

Në jetën  baritore të  81 vjeçarit  Xhemali Dajçi, nga fshati Dajç i Hasit, që shtrihet në bjeshkët e Pashtrikun të largët,  në kufi me Kosovën, shtimi i tufës së dhive është  një ditë e mbarë, dhe e begatë. Bariu i përjetshëm kujdeset për kecin e sapolindur.

Baci, siç e thërrasin më të vjetrin e fshatit familjarët e bashkëfshatarët, kishte një familje të madhe dhe po mundohet ta mbajë një pjesë të saj të lidhur fort me kullën e vjetër dhe me tufën e dhive.

Fshati që dikur kishte 30 shtëpi, që merreshin më blegtori, dhe mbarështonin dhinë e njohur autoktone të Hasit, tashmë është tkurrur dhe këtu jetojnë vetëm tre familje. Banorët ë shpërndarë nëpër botë e Tiranë, mund ti rikthehen traditës nëse infrastruktura do jetë më e mirë.

Aktualisht në Has mbarështohen  rreth 5 mijë kokë dhi në 25 tufa, nga 30 mijë krerë që kishte ky rreth në vitin 1990. Natyra dhe kullotat në këto zona favorizojnë rritjen e blegtorisë, por kërkohet zhvillimi i infrastrukturës dhe mbështetje për blegtorët,  që një pasuri e rrallë si dhia e Hasit, të japë të ardhura për banorët, e të plotësojë kërkesat e tregut me prodhime blegtorale vendore.

/RTSH/