RTSH 24 Live

Televizion

Nisin trajnimet e RTSH në rrethe, studiot vendore jo më ishuj të veçuar, por pjesë e pandarë

01/09/2023

Nisin trajnimet e RTSH në rrethe, studiot vendore jo më ishuj të veçuar, por pjesë e pandarë

Gazetarë, operatorë, teknikë, montazhierë dhe grafistë të RTSH Gjirokastrës, në studio e terren po përvetësojnë standartet më të fundit që po aplikon RTSH.

Gjithçka po zhvillohet në kuadër të një platforme të re, që synon ta ringrejë median publike në vendin që i takon, një rikthim të RTSH- së në epokën dixhitale, më pranë publikut, aty ku ka qenë me zë e figurë dukë i dhënë fizionominë në shumë fusha Kombit Tonë.

Krahas rritjes se profesionalizmit dhe thithjes së burimeve njerëzore, edhe infrastruktura po përmirësohet çdo ditë e më shumë.

Po rijetëzohen studio e dhoma lajmesh, stacione shpërndarje e logjistikë mbështetëse, që janë tregues suksesi, aty ku ka dëshirë e pasionin për ndryshim,  ka shpresë dhe të ardhme.

Televizioni Gjirokastra me një përvojë 23-vjeçare dhe radio Gjirokastra me histori 79 vite, janë mediat më të ndjekur nga publiku në jug të vendit duke qenë korrekte edhe në koherente, si informuesit e parë të publikut.

Në këtë media që kanë mundin dhe djersën e tyre breza të tërë gazetarësh e teknikësh, sfida është për të rinjtë.

Gazetare: S. Spaho

/RTSH/