RTSH 24 Live

Film

Nis edicioni i shtatë i "Balkan Market" për industrinë kinematografike

15/12/2023

Nis edicioni i shtatë i "Balkan Market" për industrinë kinematografike

Ka nisur edicioni i 7-të i "Balkan Film Market". Në datat 14-17 dhjetor, në kryeqytet do të vijnë producentët  më të rëndësishëm nga e gjithë Europa, për të nisur një etape të re bashkëpunimesh ne territorin e Ballkanit. Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, sjell "Balkan Film Market" në këtë fundvit, duke u fokusuar njëherësh tek profesionistët vendas, kineastët e rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa.  

Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Evropë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi. 

Në rrethin e mbi 300 të ftuarve, të cilët kthejnë sytë nga projektet ballkanike, regjisorët e rajonit do të kenë mundësinë përgjatë pesë ditëve të promovohen, të zgjerojnë rrethin e njohjeve me emra të cilët kanë një historik të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë filmike botërore, disa prej tyre të nominuar edhe për çmime "Oscar".  

Gazetare Xhilda Kondi

/ rtsh.al /