RTSH 24 Live

Aktualitet

Nikolla takon Shefin e Prezencës së OSBE-së, Del Monaco: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend, për kryerjen e reformave

27/09/2021

Nikolla takon Shefin e Prezencës së OSBE-së, Del Monaco: Frymë të re bashkëpunimi në Kuvend, për kryerjen e reformave

Kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me Shefin e Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco. Kryeparlamentarja Nikolla, vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm të Prezencës së OSBE-së në Tiranë me Kuvendin e Shqipërisë si dhe kontributin e dhënë në avancimin dhe thellimin e reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. “Unë do të kontribuoj për një frymë të re komunikimi e bashkëpunimi midis shumicës dhe opozitës në Kuvend, për kryerjen e reformave.”, nënvizoi znj. Nikolla.  

Ambasadori Monaco i uroi Kryetares Nikolla suksese në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen se përgatitja, përvoja dhe vullneti politik janë premisa për një lidership të suksesshëm në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.