RTSH 24 Live

Politikë

Nikolla takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Kuvendi, i angazhuar për mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës

13/10/2021

Nikolla takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Kuvendi, i angazhuar për mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, Qeverisë dhe të institucioneve shqiptare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, garantoi Sinanin se e Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.