RTSH 24 Live

Kronika

Ngjarja në Mamurras, shkon në katër numri i të arrestuarëve

14/04/2021

Ngjarja në Mamurras, shkon në katër numri i të arrestuarëve

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme jep detaje nga ngjarja e djeshme në Mamurras ku mbetën të plagosur dy punonjës policie dhe një qytetar, ndërsa ditën e sotme u arrestuan 4 persona, mes tyre dhe polici 45-vjeçar David Madani që qëlloi me armën e shërbimit. Sipas SHÇBA, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin N.V. dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policies. SHÇBA shton se gjithçka e ka patur pikënisjen nga kontrolli i policisë në lokalin e shtetasit L.F, për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.