RTSH 24 Live

Aktualitet

Neza: Vrasja e Shkodrës e paralajmëruar. Policia nuk veproi pas atentatit ndaj Arlind Bushatit

4 orë para

Neza: Vrasja e Shkodrës e paralajmëruar. Policia nuk veproi pas atentatit ndaj Arlind Bushatit

Analisti Sami Neza deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se policia edhe në këtë rast, nga pikëpamja e efektivitetit të saj, ka qenë jo në lartësinë e duhur sepse sikurse tha ai, kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Policia në këtë rast u shpreh Neza, ka qenë shumë mbrapa krimineleve në kuptimin e efektivitetit të saj, sepse i plagosuri Bushati që është i plagosur dhe në gjendje të rëndë, që ka qene në makinë me Licin, ka qenë objekt i një atentati më parë rreth 20 ditë më parë.

Në këtë kontekst, ai shtoi se, “policia ka pasur mundësi që të investigojë, të hetonte këtë atentat sepse është bërë në një zonë publike në Shkodër”.

“Policia duhet të mblidhte të gjitha provat, dëshmitarët, pamjet filmike për të investiguar gjithë ngjarjen dhe personat e përfshirë. Por për mua është vijim i asaj që vetë kryeministri që kokat hëngshin kokat e njëri-tjetrit”

 

/rtsh.al/