Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar delegacionit izraelit që të vazhdojë negociatat në Katar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve të rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit 2023 dhe të dërguar nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Netanyahu "autorizoi Mossad, Shin Bet dhe delegacionin e ushtrisë për të vazhduar negociatat në Doha", tha zyra e kryeministrit izraelit në një përditësim mbi përpjekjet diplomatike të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA.
Njoftimi për shtyp u lëshua në vazhdën e akuzave të fundit midis Izraelit dhe Hamasit për ngarkimin e fajit për vonesën në finalizimin e marrëveshjes.
/rtsh.al/